Publikohet traileri i filmit të ri “Mbreti Luan”, do debutojë në kinema këtë verë (Video)

12/04/2019 03:38

“Mbreti Luan” do të rikthehet në kinematë botërore me një version të ri, me regjisor Jon Favreau dhe tani “Disney” publikoi edhe pamjet e reja të këtij projekti.

Vendimi i “Disney” për të vazhduar me filmat e saj kult, të animuar, është përshëndetur nga shumë prej fansave në mbarë botën.

Regjisori Jon Favreau u përzgjodh për këtë film, pas suksesit të madh të filmit “Libri i Xhunglës”.

“Mbreti Luan” është publikuar për herë të parë më 1994-ën, ndërsa 25 vite më vonë, më 19 korrik do të vijë filmi i radhës.

Top Channel