Peshkimi, nafta me 70 lekë ka çuar në rritjen e sasisë së prodhimit

12/04/2019 15:12

Prej 2015 nafta për sektorin peshkimit është e përjashtuar nga taksat dhe kjo sipas peshkatarëve ka lehtësuar kostot. Bujar Bala, agjent administrimi në portin e ri të peshkimit në Durres thotë se rritja e sasive të peshkut të kapur, lidhet direkt me naftën pa taksa, që merret për flotën e peshkimit.

“E marrin rregullisht dhe për 2018 janë rreth 8 milionë litra. Është  furnizuar sektori i peshkimit me naftën pa akcizë dhe kjo i ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme peshkatarëve sepse dhe nafta është cilësore. Është me leverdi shumë”, tha Bala.

Nafta merret që në fillim pa taksën e akcizës, qarkullimit dhe karbonit, ndërsa tvsh rimbursohet në bazë të faturave të peshkut.

“Ka dhënë rezultat si skeme çmimi i naftës është afërsisht 1 mijë lekë me lirë sesa çmimi i tregut.  Ne e marrim me çmim magazine doganore, tvsh dhe asgjë tjetër. tvsh rimbursohet nga faturat e peshkut”, tha Ilir Kapllani, peshkatar.

Skema është e lehtë për tu zbatuar por peshkatarët duhet ta justifikojnë naftën qs marrin pa taksa.

“Sot që flasim nafta është me 60 lekë, fut edhe tvsh-në, pastaj njëherë në 6 muaj bëhet bilanci i blerjes sa ke përfitu nga akciza qe te ka dhënë shteti dhe sa ke dorëzu fatura peshku , pra duhet te korrespondojnë, duhet te rakordojnë  orët e punës me zënien e peshkut”, tha Bujar Bala, agjent administrimi në portin e peshkimit në Durrës.

Ndërkohe peshkatarët kërkojnë që në portin e ri të peshkimit në Durrës, të pastrohen gurët që gjenden para kalatave. Në  këtë mënyrë do të rritej kapaciteti ankorues.

Top Channel