Prona me vlerë 40 milionë euro në Lezhë. Krimet e Rënda sekuestrojnë pasurinë e ish-deputetit

11/04/2019 19:28

Një sipërfaqe prej 300 mijë metra katrorë në bregdetin e Lezhës dhe disa apartamente në plazh, prona të ish-deputetit Arben Ndoka, janë sekuestruar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ditën e sotme.

Sipërfaqet ndodhen konkretisht në vendet e njohura si “Mali i Rrenzit”, Shëngjin, “Rana e Hedhun”, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazh. Sekuestrimet kanë një vlerë rreth 40 milion euro.

Prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Sekuestrot janë dhënë me vendimin e gjyqtarit Bib Ndreca.

Arben Ndoka ra në prangat e policisë në tetor të vitit 2018, gjatë operacionit të policisë “Volvo 4”.

Top Channel