Juventusi dhe Barcelona e kanë nisur më së miri aventurën e tyre në çerekfinalet e Champions League. Në takimet e tyre të para, respektivisht ndaj Ajaxit të Amsterdamit dhe Manchester United, që të dyja në transfertë, bardhezinjtë dhe blaugranat kryesojnë në 45 minutat e para të ndeshjeve me rezultat të njëjtë, 0-1.

Por, ndryshe nga takimi në “Old Trafford”, ku rezultati u zhbllokua shumë shpejt që në minutën e 12 të takimit, falë një autogoli të Luke Shaë që bën lojtarët e udhëhequr nga Messi më të qetë për ndeshjen e kthimit, në Holandë, “Zonja e vjetër” i është falur sërish atij, Cristiano Ronaldos, që ka shënuar në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Juventusi vjen në këtë fazë pas eliminimit të Atleticos së Madridit, ndërsa Ajaxi bëri surprizën e madhe duke eliminuar 3 herë kampionët radhazi të Championsit, Real Madrid. Sa i përket çiftit tjetër, Manchester United eliminoi Paris SG dhe Barcelona ekipin francez të Lionit.

Top Channel