Sylvester Stallone është rikthyer për kapitullin e pestë të sagës “Rambo”. Aktori i famshëm deklaroi se procesi i realizimit të “Rambo: Last Blood” është drejt përfundimit.

72-vjeçari theksoi se fundi i këtij filmi është shumë i paparashikueshëm dhe historia është shumë e mirë, duke rritur edhe më shumë interesin për premierën e tij.

Filmi fillon kur 29-vjeçarja Carmen Delgado dhe motra e saj 8-vjeçare rrëmbehen në mes të ditës. Carmen arrin të largohet, por Melissa nuk është aq me fat.

Kur Rambo mëson se vajza e kujdestares së tij është rrëmbyer, rikthehet në lojë duke nisur kërkimet për personat përgjegjës. Megjithatë, gjërat do të jenë më të vështira për Rambon kësaj radhe.

Top Channel