Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic ka ndjekur rrugën e ish-zëvëndësministres, Vesna Mikic, pasi në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, ka bërë një deklaratë diskrikiminuese.

Ministri nuk ka nguruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar.

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi. Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës. Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtëquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan sipas deklaratës së siguruar nga “Indeksonline”.

Top Channel