Alex Sandro do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit, pasi ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë, por skuadra bardhezi vijon punën për të gjetur një pasues.

I pari në listë ishte braziliani tjetër, Marcelo, por ardhja e Zidane në stolin e Realit ka komplikuar rrugën për të mbërritur te mbrojtësi i “Los Blancos”.

Pikërisht për këtë arsye, Paratici ka nisur kontaktet me Benficën, për të negociuar për mbrojtësin Alejandro Grimaldo, që ka dhuruar paraqitje vërtetë bindëse në sezonet e fundit.

Top Channel