Ka nisur në mënyrën më të mirë sfida e shumëpritur e çerekfinaleve të Champions League për “të kuqtë” e Liverpoolit, që në “Anfield Road” kanë shënuar pas vetëm 5 minutash lojë me anë të Keitasë.

Dy ekipet kanë zbritur në fushë me këto formacione: Alisson, Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Milner, Fabinho, Henderson, Keita, Salah, Mane dhe Firmino për Liverpoolin, ndërsa Casillas, Maxi, Felipe, Militao, Alex Telles, Corona, Danilo, Oliver, Otavio, Marega dhe Soares për portugezët e Portos.

Në një sfidë të lehtë në letër, të besuarit e Jurgen Klopp duket se kërkojnë t’i mbyllin që në takimin e parë llogaritë, pasi kanë dyfishuar rezultatin në minutën e 26, me anë të Firminos. Megjithatë, për të zyrtarizuar të kualifikuarin drejt gjysmëfinaleve do të duhet të pritet edhe 90-minutëshi i kthimit në Oporto.

Anglezët vijnë në këtë raund pasi eliminuan Bayern Munchen, ndërsa Porto eliminoi Romën.

Top Channel