Një 25-vjeçare angleze ka treguar se si jeta e saj i është kthyer në Ferr për faj të madhësisë së gjoksit të saj.

Fiona Hornby i tha mediave angleze se ka “dhimbje të tmerrshme” dhe ka frikë se një ditë do të mbysë djalin e saj pa dashje.

E reja nga Boltoni e ka vështirë që të gjejë rroba që i bëjnë dhe kurrizin e ka shumë keq nga pasha e gjoksit.

“Gjoksi im i madh më ka shkatërruar jetën. Më ndikon në çdo gjë. Më është ulur vetëbesimi, nuk gjej dot rroba dhe vesh gjëra që nuk janë për moshën time”, deklaron Fiona.

25-vjeçarja u diagnostikua në vitin 2015 me makromasti, një çrregullim që bën që të rritet gjoksi. Tani ajo ka hapur një faqe në internet për të grumbulluar fonde në mënyrë që të bëjë operacionin për reduktimin e gjoksit dhe të nisë më në fund një jetë normale.

FOTO GALERI
1/4
Fiona në vitin 2012

Top Channel