Vrasja e shqiponjës, qeveria ofron 6 mijë $ për “kokën” e autorit

08/04/2019 14:47

Një shqiponjë tullace është qëlluar nga foleja e saj në Arkansas dhe autoritetet  ofrojnë një shpërblim prej 6,000 dollarësh për personin që e vrau.  Zogu, i cili është simboli kombëtar i SHBA, ngordhi më 28 mars.

Trupi saj u dërgua në kopshtin  zoologjik “Little Rock”, ku personeli zbuloi se kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Shqiponja femër u gjet pranë një foleje dhe besohet se zogu ishte duke u kujdesur për “shtëpinë” e saj, në momentet që është qëlluar.  Kjo ngjarje ka shkaktuar zemëratën e gjithë popullatës, të cilët kërkojnë identifikimin e autorit dhe dënimin e tij.

Shqiponja tullace është një zog i madh, i lindur në Amerikën e Veriut dhe ka qenë simboli kombëtar dhe maskota e këtij vendi që nga viti 1782.

Zogu nuk është tullac, pavarësisht emri i tij, por koka e bardhë në trupin e errët  krijon një iluzion të tillë  nga distanca. Dënimi maksimal për vrasjen e një shqiponjës tullace është një gjobë prej 5.000 dollarë ose një vit burg.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel