Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpalli datën e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj.

Katër kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqjen nëntorin e vitit të kaluar, në kundërshtim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia.

Ekzekutivit kosovar, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për heqjen e taksës, ka thënë se ajo do të mbetet në fuqi, derisa Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës.

Top Channel