Duke filluar nga 15 Prilli në Top Channel starton seriali më i ri, “Parajsa e Zonjave”. Mbështetur në romanin “Parajsa” të Emil Zola që frymëzoi shumë seriale të suksesshëm, realizimi i tij në italisht vë në vëmendje dhe ndjek Tereza Lorio, një vajzë e re, e cila largohet nga qyteti i saj i lindjes ne zonat e largëta të Siçilisë për të shkuar në Milano. Tereza gjen punë dhe shumë më tepër, në një dyqan të sapohapur: Parajsa e Zonjave.

E shkuara është pasqyra në të cilën e tashmja reflektohet. Kjo ishte Italia moderne në vitet ’50-të.

Ishte dekada e mrekullive ekonomike. Kishte punë për të gjithë, kishte një kthim të besimit për të ardhmen, vendi po shkonte përpara i përfshirë në një valë shprese. Ishte një transformim radikal per mentalitetin dhe zakonet rutine të italianeve, për modelet e tyre të të sjellurit dhe të vlerave të tyre.

Po si bëhet realitet një mrekulli? Nga përkushtimi, nga aftësia për të ëndërruar dhe për të marrë në sy rreziqet, për të bërë gjëra që nuk janë bërë më parë.

Kjo rrit gëzimin e jetës. Kjo është historia që do të tregojmë. Dhe për ta bërë këtë, do të fillojmë nga vitet 1956-të, për të ndjekur lindjen e kësaj mrekullie hap pas hapi, direkt nëpërmjet veprimeve të atyre që e bënë të mundur.

Zemra e rrëfenjës sonë është në zemër të Milanos, në një dyqan të madh, i njohur nga te gjithë si “Parajsa e Zonjave”.

Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 16.00

FOTO GALERI
1/9

Top Channel