Fiorentina nuk do të konfirmojë besimin ndaj trajnerit Stefano Pioli, për sezonin e ardhshëm, pasi drejtuesit nuk janë të kënaqur me punën e tij në dy sezonet e fundit.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e skuadrës vjollcë kanë kontaktuar me ish trajnerin e Romës, Eusebio Di Francesco, i cili aktualisht është pa skuadër.

Mësohet se palët kanë gjetur akord të plotë dhe pritet që shumë shpejt të bëhet zyrtarizimi, me teknikun që do të marrë drejtimin vetëm në fund të sezonit.

Di Francesco çoi Romën deri në gjysmëfinalet e Champions Leagues sezonin e kaluar, ku u eliminuan nga Liverpooli, ndikuar edhe nga gabimet e arbitrave, ndërsa këtë sezon u shkarkua në mars ,për rezultate të dobëta.

Top Channel