Real Madrid po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurosh për të rrëmbyer qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailey.

Ky i fundit nuk ka bindur së fundi te “djajtë e kuq”, ndaj interesohet për një rikthim në Spanjë, ku ka shkëlqyer me fanellat e Espanyol dhe Villareal.

Nëse transferimi do të kryhet me sukses, atëherë Bailey do të jetë mbrojtësi i dytë që afron Reali për sezonin e ardhshëm, pas brazilianit Eder Militao, që mori nga Porto.

Top Channel