Ajo është padyshim një ndër fotografitë më kuptimplota të historisë shqiptare. Ismail Qemali, kryeministri i parë i Shqipërisë qëndron krah Isa Boletinit, prijësit të hekurt.

Në fakt, të dy personalitetet shfaqen me njëri-tjetrin në mjaft të tilla, e kjo nuk është një rastësi. “Plaku i Vlorës”, një diplomat i vjetër e me eksperiencë, kërkonte të tregonte në këtë mënyrë jo thjesht në atë kohë, por duke e fiksuar edhe në histori përmes këtyre fotografive, lidhjen e fortë me Isa Boletinin.

Cila është jeta e Isa Boletinit? Të fshehtat dhe të pathënat e tij? Betejat e dokumentuara, por edhe ato më pak të njohura. Si ishte Isa Boletini në planin njerëzor dhe çfarë marrëdhëniesh kishte me disa ndër figurat e kohës. Vrasja në pabesi nga trupat malazeze dhe shumë të vërteta të tjera, shpesh të mbuluara, do të përpiqemi t’i sjellim në një dokumentar për jetën e tij.

“Isa Boletini me kobure ishte më shume se aq”, shprehet ndër të tjera Nuri Bexheti.

“Pra këto nuk kanë të bëjnë me hapa që do ta bënin të diskutueshme figurën e Isa Boletinit”, thotë Maringlen Verli.

“Normalisht duhet të kishim edhe fotografi të tjera të momentit të mbërritjes së Isa Boletinit në Vlorë”, deklaron Niko Kotherja.

“Isa Boletini ishte i gatshëm të vdiste për shqiptarizëm, kjo është e vërteta”.

“Isa Boletini gjithmonë ka pas ardhur këtu te shtëpia jonë”, thotë Isa Shefqet Dollapi.

Dokumente, rrëfime, të dhëna pak të njohura më parë do të zbulojnë plotësisht një ndër figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare, Isa Boletinin, sonte në orën 20:10.

Top Channel