Diaspora/ Marsela Ceno nisi punë si praktikante në spitalin e Rasttat në Baden, dhe sot është mjeke kirurge

06/04/2019 20:00

Në episodin e radhës të “Diaspora” është rrëfimi u Marsela Cenos, e cila është larguar nga Shqipëria dhe jeton prej disa vitesh në Gjermani.

Marsela punon si mjeke kirurge në shtetin gjerman dhe në rrëfimin e saj ka treguar se si arriti të kryej specializimin dhe më pas të sigurojë kontratën e punës, dhe si në disa raste nga mjekët gjermanë ka ndjerë skepticizëm.

Marsela Ceno, bashkë me disa mjekë shqiptar që jetojnë në Gjermani ka themeluar shoqatën e mjekëve shqiptar.

Qëllimi i shoqatës është bashkëpunimi i mjekëve shqiptarë dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit si dhe përkrahja në proceset integruese, profesionale dhe kulturore. Angazhimet e doktoreshë Marsela Cenos janë edhe në shoqata të ndryshme Evropiane.

Top Channel