Portieri spanjoll David De Gea mund të largohet këtë verë nga Manchester United, ndërsa të paktën 3 klube, si Juventusi, Reali i Madridit dhe PSG-ja, po monitorojnë situatën e tij.

Kontrata e De Geas me “djajtë e kuq” përfundon në fund të sezonit, por Manchester mund të ushtrojë të drejtën për ta zgjatur automatikisht edhe për një sezon tjetër dhe ta shesë më pas në verë.

Top Channel