Wake Up/ “Pranverë e paharruar, në fshatin e harruar”, filmi që ironizon realitetin përmes erotikës

04/04/2019 12:04

“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar, është pranuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë që mbahet nga datat 18 – 25 prill.

Ky film është xhiruar në fshatin Gjonomadh të Korçës dhe është i pari që vjen si një bashkë produksion mes Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Regjia dhe skenari i këtij filmi janë realizuar nga Kushtrim Bekteshi, producent Genc Përmeti.

Në kastin e aktorëve ka një pjesëmarrje nga jo vetëm ngë vendet bashkëprodhuese, por edhe nga Bullgaria. Ky film do të jetë në kinema në Shkup, duke nisur nga data 11 prill.

Top Channel