Ka nisur të ndihet intensiteti i aksionit dhe tensionit mes Will Smith e Martin Lawrence, gjatë xhirimeve për “Bad Boys For Life”.

Në fotot e publikuara nga sheshxhirimi në Miami, Mike Lowery (Will) duket tepër i inatosur me Marcus Burnett (Martin), ndërsa kolegu i tij shfaqet i tërbuar.

Nuk dihet shumë për vijimësinë e ngjarjeve, por detektivët rrethohen në film nga emra të njohur të ekranit, Vanessa Hudgens, Charles Melton, Alexander Ludwig dhe DJ Khaled.

Bad Boys është një seri komedish aksion, ku për protagonistë janë dy policë të Departamentit të Miamit, Mike Loërey and Marcus Burnett, rolet e të cilëve interpretohen nga Will Smith e Martin Lawrence.

Filmi i parë është publikuar më 1995-ën, ndërsa që atëherë, të gjitha seritë kanë sjellë rreth 400 milionë dollarë të ardhura për producentët.

Top Channel