Gjendet një predhë luftarake në zonën Frakull të Fierit. Predha mendohet të jetë mbetje nga Lufta II Botërore dhe i përket  aviacionit luftarak italian.

Ajo ka një gjerësi 30 cm dhe gjatësi 1.3 m. Predha është e pa shpërthyer.

Ajo u gjet nga fermeri. i cili po mbillte ullinj, duke hapur gropa.

Forcat xheniere po merren për shpërthimin e saj të kontrolluar, duke bërë rrethimin e zonës.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel