Frymëzimi i parë për një ekspozitë kushtuar dallëndysheve nga Eljan Tanini vjen me dy poezitë e Filip Shirokës, “Shko Dallëndyshe” dhe “Dallëndyshe Eja”.

Sot, ai ka plot 160 piktura kushtuar simbolikës së tyre, si shenjë frymëzimi për të krijuar një jetë të re. Përtej simbolikës që ato mbartin, kujtimet e fëmijërisë janë ato që diktojnë Taninin në këto tablo.

Familjet e Dallëndysheve, ngjyrat e gëzuara dhe të qeshura i bëjnë punët e tij të kenë një prekje fëminore, që nuk të kujton vetëm folezën e dallëndysheve në ballkonin e shtëpisë së tij. Por, edhe përjetimet personale, sidomos lirinë.

Kjo ekspozitë personale me dallëndyshe, sipas Taninit, na përfaqëson edhe ne. Dëshirën për të shtegtuar, për t’u rikthyer, apo edhe dallëndyshet e para që përfaqësojnë njerëzit e parë që emigruan që kur fluturimi ishte i ndaluar.

Ekspozita do të qëndrojë deri më 7 prill në Muzeun Historik Kombëtar.

Top Channel