Nicolo Zaniolo është njeriu i momentit në kampionatin italian, pasi që në sezonin e tij të parë shkëlqeu dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Për kartonin e tij këmbëngul fort Juventusi, por në orët e fundit në garë është futur edhe Reali i Madridit, ndërsa Roma “fërkon duart” pasi ankandi mund të rritë çmimin.

Madrilenët kanë kërkuar informacione paraprake pranë klubit verdhekuq, ndërsa në ditët në vijim pritet të formulojnë një ofertë zyrtare.

Top Channel