Blogerja Nevila Xholi ka ndjekur regjimin ushqimor Wlole 30 dhe ndan eksperiencën e saj në emisionin tonë.

Regjimi ushqimor  Whole 30 është regjim ushqimor 30 ditor, i cili eliminon 5 grupe të mëdha të ushqimeve të cilët mendohet se shkaktojnë shqetësime në shëndet. 5 grupet e ushqimeve që nuk lejohen janë  drithërat, sheqernat,  alkooli, bulmeti dhe legumet.

Praktikisht, ushqimet e lejuara janë frutat në sasi të moderuar, perimet, mishi e peshku, gjalpi i tretur, vezët, farat (gjithë llojet, përfshirë edhe Chia), frutat e thata e të thara (në sasi të moderuara).

Duke i eliminuar nga dieta ushqimore këto 5 grupe të mëdha,  është vënë re një përmirësim i cilësisë së gjumit, më shumë fuqi për të përballuar aktivitetet e ditës, lëkurë  më e pastër, më pak dhimbje koke etj… Megjithatë secili trup reagon në mënyra të ndryshme.

Pas 30 ditësh, fillon rifutja në regjimin ushqimor duke i konsumuar një e nga një. Pra , javën e parë shtojmë vetëm drithërat ( të tjerat nuk i konsumojmë), vërejmë çfarë efekti kanë në organizëm. Më pas, heqim drithërat e shtojmë bulmetin, vërejmë efektin në organizëm e kështu me radhë deri sa të shikoni nëse ndonjë nga produktet e eliminuara ka efekt negativ në trup.

Vaktet janë vetëm 3 dhe mundësisht të konsumohen përditë në të njëjtat orare. Nëse gjatë ditës ju kap uria, mund të konsumohet diçka të vogël si një vezë të zier, ose pak fruta të thata & të thara por jo në sasi të mëdha.

Top Channel