Dy automjete janë shkrumbuar rreth orës 2:50 të mëngjesit të kësaj të mërkure, këtë herë jo në qytetin e Vlorës, por në një tjetër qytet bregdetar si ai i Durrësit.

Edhe pse nuk dihet zyrtarisht nëse djegia e tyre ka qenë e qëllimshme apo incident, zjarri duket se ka rënë në automjetin në pronësi të shtetasit Bedri Dervishi, 50 vjeç, ndërkohë që flakët kanë prekur pjesërisht edhe makinën e 64-vjeçarit H.H., që ishte parkuar pranë tij.

Bedri Dervishi rezulton pronar i një agjencie, që në nëntor të vitit të kaluar është përfshirë në një konflikt me kreun e IMT-së, Ardian Halili. Ky i fundit pati akuzuar Dervishin për kanosje, pas dhënies së njoftimit se agjencia e tij, që ndodhej tek “Ura e Dajlanit”, do të prishej si ndërtim pa leje.

Dervishi deklaron se djegia e automjetit të tij është zjarrvënie e qëllimshme.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjithë ngjarjen, përfshi shqyrtimin e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth.

Top Channel