Kompania amerikane “Boston Dynamics” mori vëmendje shumë të madhe vite më parë, kur prezantoi “Mushkën”, një robot katërkëmbësh që ndiqte ushtarët në terrene nga më të vështirat, dhe që dinte të ruante ekuilibrin edhe kur e qëllonin me shqelma.

Teknologjia ishte aq e mirë sa kompanisë iu afrua edhe “Google” si investues, dhe zhvillimet kanë qenë edhe më mahnitëse. Pak kohë më parë prezantuan “Atlasin”, robotin që jo vetëm qëndronte mbi dy këmbë si njeri, por madje bënte akrobaci atletike. Më pas mahniti sërish, me robotët që dukeshin si qen që i hapnin derën njëri-tjetrit.

Risia më e fundit është ky robot i quajtur “Handle”, dhe që arrin të lëvizë lirshëm në një magazinë, mbi dy këmbë me rrota, dhe lëviz kuti pesë kilogramëshe, duke përdorur një mekanizëm që i mban kutitë duke thithur ajrin mbi sipërfaqe.

Roboti mund të bëjë një deng me lartësi 1.5 metra, një punë që vetëm në Amerikë bëhet nga 217 mijë persona.

 

Top Channel