Filmi “Froni i Shpatave”, të shtata sezonet e të cilit janë transmetuar edhe në Top Channel, ka marrë aq shumë famë sa ka krijuar dy lloje dashamirësish: ata që rrëmojnë nëpër internet për se çfarë do të ndodhë në episodet e radhës (të sezonit 8 dhe të fundit), dhe ata që mbyllin veshët e sytë, që të mos u prishet kënaqësia kur ta shohin vetë.

Për këtë arsye, producentët e ruajnë si sekret të vyer çdo gjë që ndodh, e kanë kontrata të forta konfidencialiteti me stafin që të mos e nxjerrin informacionin. Por ç’ndodh kur vetë një nga aktoret e nxjerr sekretin e asaj që do të ndodhë, si për shembull vdekjen e një personazhi kyç?

Mejsi Uilliams, aktorja që luan Aria Starkun, bëri pikërisht këtë kur ishte e ftuar në emisionin e Xhimi Fallon. Ajo tha që Aria Stark (personazhi i luajtur prej saj) do të vdiste që në episodin e dytë, por sapo i nxori ato fjalë mbuloi gojën me duar, e penduar, dhe publiku pa që po i dridheshin duart e gishtat nga shqetësimi. Për fat, dridhja e duarve vinte vetëm si pasojë e mjeshtërisë së saj si aktore, dhe “sekreti” që nxori ishte thjesht një rreng që ia bënë publikut më 1 Prill, në bashkëpunim me drejtuesin Fallon.

FOTO GALERI
1/5
Në vitin 2016, Froni i Shpatave u bë telefilmi më i kërkuar në të gjithë botën. Çdo javë transmetohej nga një seri, dhe të rinjtë mblidheshin për ta parë në kinema, në shumë vende të botës. Në kinematë ruse, shikuesit priteshin te dyert nga persona të maskuar si personazhet e filmit.

Top Channel