Kalaja mesjetare e Lezhës mbart një histori mjaft të pasur, por sot kjo kala mbetet një destinacion turistik i pashfrytëzuar.

Siç shihet edhe nga pamjet në kala nuk ka asnjë vizitor.

Banorët e zonës përrreth kalasë bëjnë me dije se numri i vizitorëve është pothuajse zero kjo si pasojë e mos-promovimit  dhe si  pasojë e mungesës së shërbimit, pasi edhe ata pak vizitor të huaj që vijnë nuk kanë askënd në shërbim që t’ua shpjegojnë historinë.

Një tjetër problem i cili është vënë në dukje në kalanë shekullore të Lezhës është se ndërtimi i rrugës në vitin 2012 ishte i pastudiuar për lëvizjen e autobusëve për shkak të pjerrtësisë dhe kthesave të ngushta gjë që  ka bërë që në kala të mos ngjitet asnjë autobus.

Të shumta kanë qenë premtimet për ndërhyrje në rrugë, por deri më tani asgjë nuk është bërë vetëm se kalaja e qytetit ka mbetur jetime.

Top Channel