Në praninë e politikanëve dhe kryebashkiakes së Madridit, Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka prezantuar stadiumin e ri “Santiago Bernabeu”.

“Ky stadium do të jetë ikonë e avancimit të klubit dhe qytetit. Do të jetë stadiumi më i bukur dhe më i mirë në botë”, deklaroi Perez.

“Do të ketë rehati, siguri dhe teknologjinë më të mirë”, shtoi Presidenti i klubit madrilen.

Punimet për restaurimin e “Santiago Bernabeu” do të nisin në verë dhe do të përfundojnë brenda 42 muajsh.

FOTO GALERI
12/13

Top Channel