Tre mina të montuara me telekomandë, për t’u aktivizuar nga distanca, kanë çuar pas hekurave dy shtetas nga Vlora, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë, në një operacion të koduar “Rruga e gjatë” (në anglisht) të realizuar nga policia e Lezhës.

Dy vlonjatët e arrestuar janë 23-vjeçari Armand Lukani dhe 21-vjeçarja Amelda Elezi, ndërsa në kërkim është shpallur një 27-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë, edhe ky banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre të shpinës janë gjetur 3 minat me telekomandë, por edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë, prej 2.3 kg.

Mbi ta rëndojnë veprat penale të “trafikimit të lëndëve plasëse” dhe “prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, procedura që do të ndiqen nga Prokuroria e Lezhës.

  Orët e panikut në Vlorë, xhenierët shpërthejnë në mënyrë të kontrolluar tritolin

Qyteti i Vlorës është tronditur shpesh nga ngjarje të shënuara nga shpërthime eksplozivi me telekomandë, më e fundit mbrëmjen e së dielës, por fatmirësisht eksplozivi nuk shpërtheu pasi dyshohet të ketë rënë nga një automjet në lëvizje.

Top Channel