Shqipëria e ka ratifikuar Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve që në vitin 1992, por edhe pas ratifikimit situata vijon të jetë problematike, sipas të dhënave nga UNICEF.

53% e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe 47% e fëmijëve viktima të dhunës e të abuzimit u cenohen të drejtat. Një nga të drejtat më pak të plotësuara të fëmijëve, sipas raportit të pestë periodik në Shqipëri, është e drejta për kohë të lirë dhe argëtim, si dhe për standard të mjaftueshëm jetese.

Fëmijët janë të detyruar të gjejnë hapësirat vetë për të luajtur.

“Të drejtat e mia janë që të argëtohem që nuk e bëjmë shpeshherë, sepse me shkollën mbasdite nuk na del koha. Kur dalim e kemi shumë me frikë se trotuaret janë shumica të bllokuara dhe detyrohemi të dalim nga rruga e makinave”, deklaron një vajzë e mitur.

Edhe prindërit e gjyshërit shprehen të pakënaqur që instancat përgjegjëse nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre mbi të drejtat e fëmijëve.

Ndërkaq, të cenuara janë edhe të drejtat civile të fëmijëve, si liria e shprehjes, privatësisë,mendimit dhe fesë. Alarmante mbetet e drejta në lidhje me punën e fëmijëve, pasi 37% e tyre sipas raportit nuk u plotësohet.

Top Channel