Driant Zeneli ka më shumë vite që prek skena të ndryshme ndërkombëtare, me video instalacion e performancë.

Puna e tij lidhet shumë më ëndrrën, dështimin, gravitetin dhe gjithë elementët që ne cdo ditë I takojmë në jetën tonë të përditshme. Ai është artisti i përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në pavionin e Bienales së Traditës në këtë qytet. “Mbase kozmosi nuk është aq i jashtëzakoshëm” quhet vepra e tij me në qendër pesë fëmijë që punojnë në nxjerrjen e kromit në Bulqizë.

“Është një vepër që fillon që në 2015, ku unë ftohem për të bërë një projket në metalurgjik. Nga gërmallat dhe sipërfaqet e metalurgjikut zbuloj që rrugëtimi im ishte nëpër krom. Janë pesë fëmijë, unë I quaj pesë heronj të Bulqizës, të cilët tregojnë historinë e pesë austronautve, të cilët gjejnë një kapsulë kozmike në fabrikë. E nxjerrin nga fabrika, fillojnë një udhëtim të gjatë. Ky udhëtim përcillet nga një robot dron dhe arrijnë në pikën finale ku kërkojnë të fshehin këtë kapsulën kozmike”, tregon Zeneli.

Atisti nuk viktimizon. Ai i jep dinjitet çdo njeriu që punon: “Minerali nxirret nga njeriu. Kështu që njeriun atë tentativën dhe lodhjen dhe sakrificën që ka ajo është gjithmonë brenda në veprat e mia, edhe se në mënyre metaforike, pa e dramatizuar, ose pa e viktimizuar personin”.

Vepra kurohet nga francezja Alicia Knock . Pavioni ynë me nr. 58 do të çelet më 10 maj, në Bienalen e Venecias.

Top Channel