Mund të thuhet me bindje se Belshi prej dy vitesh është shndërruar nga një fshat, në një qytezë të bukur buzë liqenit.

Rikonstruksioni i qendrës së qytetit, shëtitorja buzë liqenit dhe pista në ujë, i dhanë gjallëri qytetit, i cili dukej i zhytur në errësirë.

Fundjavat e gjejnë Belshin të mbushur me turistë nga zona të ndryshme të vendit. Jo vetëm qendra e qytetit, por tashmë edhe fshatra të ndryshëm, me liqenet e tyre janë shndërruar në destinacione turistike.

Mbetet ende shumë për t’u bërë që zona e 82 liqeneve të marrë zhvillimin e duhur, pasi ende Belshit i mungon hoteleria dhe turizmi këtu është thjesht 1 ditor.

Top Channel