Seriali më ikonë i viteve të fundit do të rikthehet. “Sex and the City” i “HBO”-së do të ketë një vazhdim që do të ndjekë jetën e Carrie, Samantha, Charlotte e Miranda tashmë që i kanë kaluar të 50-at.

“Paramount Television” dhe “Anonymous Company” morën të drejtat e librit të ri të Candace Bushnell, “Is there still Sex in the City?”, për të realizuar një serial të ri.

Libri i Bushnell pritet të dalë më 6 gusht dhe pritet t’i drejtojë projektorët drejt të njëjtit stil argëtues, “glamour” dhe ndonjëherë prekës të jetës së katër grave në New York, ende të bukura, tërheqëse dhe seksi, por që përballen me vitet e menopauzës.

Libri do të sjellë historinë e martesave, fëmijëve, divorceve, vdekjeve dhe përballjen me plakjen, gjë që do të shpaloset edhe në serial, që ende nuk ka një datë parashikuese për të dalë në kinema.

Top Channel