Pranvera nuk është stina më e favorshme për personat e ndjeshëm ndaj alergjive.

Shmangia e vendeve kolektive si dhe vendet me pluhura dhe lule, është kujdesi minimal që duhet të tregoni për të mbrojtur veten. Por, mjekët tregojnë se si llojet e alergjive ndahen dhe kush janë më shumë të predispozuar të preken nga to.

Mjekja Adriana Ilias thotw: “Tek fëmijët janë më shumë alergjitë ushqimore, sidomos alergjia ndaj qumështit, perimeve dhe frutave. Kjo ndodh se fëmijët janë më pak të predispozuar në ambientin e jashtëm, ndërsa të rriturit punojnë në ndërtim, janë në procese pune me pluhur dhe tym. Më shumë pleumogjene janë edhe alergjitë nga polenet e luleve dhe barishtet se tani është faza e tyre që shpërndahen me anë të ajrit”.

Temperatura që zgjat 5 ditë dhe kolla e thatë janë disa nga shenjat që tregojnë virozat e pranverës. Gjithkush që ka bërë në kohë vaksinimin është i mbrojtur nga ndërlikimet. Ndërkohë që si për virozat dhe për alergjitë e stinës, mjekët japin këto këshilla: “Duhet të kenë kujdes, të bëjnë ajrimin e dhomave ku rrinë, mbushja e shtratit vazal me lëngje frutash dhe nuk duhet të marrin antibiotikë sepse shpeshherë shkojnë në farmaci e marrin mjekim”.

Top Channel