Mick Schumacher po ndjek gjurmët e babait të tij, Michael. Pas debutimit në garat e F2 në Bahrein, ku e mbylli garën i teti, ai po përgatitet për testin e parë në Formula 1 me Ferrarin .

Këtë fundjavë, Mick Schumacher debutoi në F2 në Bahrain, por ky nuk është lajmi i madh në karrierën e djalit të legjendarit, Michael Schumacher.

Ai do të testohet të martën në një makinë të Formula 1, pikërisht me “kokëkuqen”, ku fama e të atit arriti kulmin.

Mick Schumacher u shpall kampion në Formula 3 para se të kalonte në Formula 2, e tashmë do të bëjë hapin e tij të madh, në gjurmët e babait të tij legjendar, Michael Schumacher.

Të shumtë janë ata që po presin me padurim të shohin për herë të parë djalin e idhullit të tyre nën njëvendëshen e kuqe.

“Jam më shumë se i emocionuar dhe do të doja të falënderoja Ferrarin dhe Alfa Romeon për dhënien e kësaj mundësi”, tha Mick, të premten.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel