Platforma televizive që mbledh shqiptarët përpara ekranit ka plot gjëra për të festuar, e pavarësisht se dita e lindjes është ende larg dyert e Digitalb janë hapur, fillimisht për ata më kuriozët.

Për herë të parë fëmijët nga 6 deri 14 vjeç do të kenë mundësinë të shohin nga afër çfarë ndodh brenda shtëpisë së Digitalb, duke u njohur me teknologjinë, personazhet, dhe të tjera surpriza.

Mund të organizoheni nga Shkolla, apo vetë ju, duke plotësuar formularin në digitalb.al.

Po ashtu Digitalb po kërkon adoleshentët që ndajnë ditëlindjen me të. Nëse edhe ti ke lindur më 15 Korrik 2004, dhe këtë vit mbush 15 vjeç, apliko tani tek digitalb.al dhe bëhu gati për shumë të papritura.

Top Channel