Një grua gjeti disa krijesa të çuditshme në kuzhinë, ende të gjalla e që tundnin bishtin, ndaj djali i saj i filmoi që të pyeste internetin se çfarë ishin. Krijesat u zbuluan në Okland të Zelandës së Re, dhe në video janë ende të gjalla e shumë të shpifura, me bishtin që lëviz, siç mund ta shihni më poshtë.

My mother found these on the kitchen floor this morning. One is still alive. Anyone know what they are? Nikki is horrified and will have nightmares for weeks!Disclaimer: This content is exclusively managed by Caters News. To license or use in a commercial player please contact licensing@catersnews.com

Posted by Tim Clerke on Wednesday, January 30, 2019

Sigurisht që shumica e komenteve nga njerëzit e zakonshëm në internet ishin thirrje neverie dhe frike për këto krijesa që vërtet të ngjethin mishin kur i sheh, por edhe ekspertët e patën të vështirë të përgjigjen.

Disa shkencëtarë thanë që bëhet fjalë për këmbët e fluturave të natës, të shkëputura e që ende lëvizin (foto 2). Të tjerë thanë që bëhet fjalë për një lloj insekti që rritet në atë zonë, e që quhet “Rat Tail Maggot”, që e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë krimb me bisht si të miut.

FOTO GALERI
2/4
Por një tjetër shkencëtar, që mori më shumë mbështetje, mendoi se bëhet fjalë për këmbë të shkulura nga një lloj fluturash nate, që në atë zonë janë shumë të mëdha. Dhe si shembull nxori foton e një këmbe të tillë, që në fakt ngjan shumë me krijesat misterioze.

Top Channel