Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në lagjen Kodër Marlekaj në Lezhë, ku bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Raportohet se mjeti me targa AA 487 YZ ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë.

Bëhet e ditur se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy adoleshentë, të cilët janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Top Channel