Kompania “Biniatta Trade” rezulton të ketë paguar lobistin amerikan Muzin me 650 mijë dollarë, për punën e tij në përfitim të PD-së.

“Top Story” konfirmoi se shuma e mësipërme rezulton të jetë paguar sipas dokumenteve zyrtare të “ligjit për regjistrimin e agjentëve të huaj”, pra lobistët, i njohur nga akronimi në anglisht “FARA”.

Në këtë faqe interneti mund të gjendet edhe kontrata e nënshkruar mes Muzin, kompanisë së lobimit të Nick Muzin “Capitol Partners” dhe Partisë Demokratike.

“Në rastin e Nick Muzinit në Shqipëri, nuk ishte e qartë dhe ende s’është e qartë se kush pagoi për atë punë. Çështja e Manafortit ka sjellë ndryshime në kuptimin që më përpara politikat, regulloret qeveritare për veprimtari të tilla ishin shumë të lehta, ndaj Manafort e kishte të lehtë. Agjencia qeveritare përgjegjëse nuk bën shumë hetime. Çështja e Manafortit e ka ndryshuar të gjithë këtë. Tani shohim firma lobimi që po deklarojnë veprimtari që nuk i kishin deklaruar më parë”, tha për “Top Story”-n David Corn, kryeredaktor i “Mother Jones” në Washington.

Top Channel