Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në perëndim të Stokholmit, ku raportohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur.

“Policia ka marrë disa telefonata gjatë natës nga persona të cilët kishin dëgjuar disa shpërthime”, tha përfaqësuesi i policisë Fredrik Andersson.

Alarmet e para u dhanë rreth orës 01:10 pas mesnatës në zonën Vinsta të kryeqytetit suedez.

“Është një shpërthim që ka shkaktuar dëme materiale të makinave, shtëpive dhe ndërtesave të tjera”, tha zyrtari i policisë Andersson.

Zona është bllokuar, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel