“Top Story” udhëtoi në Uashington për të realizuar një dokumentar lidhur me financimet ruse për partitë politike në Shqipëri. Për herë të parë dhe ekskluzivisht, gazetarët e “Mother Jones”, do të sqarojnë të gjithë skemën e lobimit të Partisë Demokratike, përfshirjen e disa kompanive ruse dhe procesin e hetimit për këtë çështje.

Nëpërmjet dokumenteve do të shfaqen detaje të reja të pagesave të kryera nga kompani guaskë, që janë në pronësi të shtetasve rusë. “Për mua, lajmi i Biniatës duket sikur është për një parti shqiptare që përpiqet të fitojë ndikim në SHBA dhe të fitojë mbështetje duke u paguar nga parti ruse. Për mua, ky është një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë. I rëndësishëm për ne, në SHBA”, tha  David Corn, shef i zyrës së ‘Mother Jones’.

Pjesë e këtij dokumentarit janë intervista me ish-zyrtarë amerikanë, të cilët kanë mbuluar për disa vite problemin e ndërhyrjes ruse në Ballkan.

“Rusia përdor tri metodat që përshkrova për të përfituar nga përçarjet politike si dhe nga përçarjet shoqërore, kudo që të mundet. …….Qëllimi i Rusisë është të përhapë kaos. Është teoria e kaosit për të sulmuar demokracitë. Kjo është ajo që ka bërë dhe në SHBA”, tha Michael Carpenter ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes.

“Top Story”, do të pasqyrojë gjithashtu protestat që po ndodhin në Malin e Zi dhe Serbi, të cilat rastësisht ose jo, janë zhvilluar në një ditë me protestat në Tiranë. Dokumentari është ndarë në dy seri dhe sot do të shfaqet vetëm pjesa e parë.

Top Channel