Vendimi për rikandidimin e Erjon Veliajt, për një tjetër mandat në bashkinë e Tiranës, u prek mbrëmjen e sotme në Top Show, ku në fokus ishte aktualiteti politik në vend.

Fahri Balliu këmbënguli në idenë e tij se Rama po përgatit tërheqjen dhe po promovon pikërisht kryetarin aktual të bashkisë së kryeqytetit, si pasardhës të tijin në Partinë Socialiste.

“Vendimi për të rikandiduar Veliajn, tregon se Rama po mendon tërheqjen, ndaj po promovon edhe pasuesin e tij. E keqja më e madhe që Rama po i bën këtij vendi, është Erion Veliaj. Ai ka mashtruar, ka dhënë pa fund leje ndërtimi, është shprehur në favor të prishjes së teatrove të kryeqytetit”, tha ndër të tjera Balliu.

“Ka një përpjekje qesharake për të krijuar diversion dhe për të sfumuar takimin e 23 marsit në sheshin “Nënë Tereza”. Edi Rama është 54 vjeç dhe nuk besoj se do fillojë të mendojë që tani për pasardhësin. Nuk e mendon akoma tërheqjen Berisha, që është 74 vjeç dhe jo më Rama që është 20 vite më i ri. Erion Veliaj po rikandidohet, pasi për të gjithë skeptikët, është puna e 4 viteve që krijoi modelet më të suksesshme në politikën shqiptare”, tha në kundërpërgjigjen e tij Alfred Peza.

Top Channel