Ka shumë gjasa që të ndryshohet statusi ligjor i muzeut Hagia Sofia, një nga monumentet më të njohura të Stambollit dhe sajt i trashëgimisë botërore sipas UNESCO-s, në një xhami, siç ishte para 1935-ës. Dhe kjo është deklaruar nga vetë presidenti turk, Recep Tayip Erdoan.

Sipas tij, ky nuk është një propozim jo normal. Nuk është diçka e pamundur – thotë ai, mund të bëhet lehtësisht. Ne mund edhe ta quajmë xhamia e Hagia Sofisë, në vend që ta quajmë muze dhe të gjithë ta vizitojnë ata pa pagesë, tha Erdogan në një intervistë për mediat turke.

Dhe Erdogan mori si shembull xhami të tjera historike në Stamboll, si Xhamia Blu e sulltan Ahmetit, ku vizitorët dhe besimtarët mund të hyjnë falas.

E ndërtuar në shekullin e 6 nga perandoria lindore e Romës, Hagia Sofia shërbeu si seli e kishës ortodokse greke për 916 vjet dhe u shndërrua në xhami nga sulltani Fatih Mehmet pas pushtimit otoman të Stambollit në 1453.

Pas punimeve të restaurimit në erën otomane dhe shtimin e minareve nga Sinan Mimari, Hagia Sofia u bë një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës botërore.

Top Channel