Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shkruan në Twitter se ka ardhur koha që kreu i opozitës, Lulzim Basha të përgjigjet për akuzat për lobimin.

“Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria ia nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot”, shkroi Spiropali në rrjetin social.

Kreu i PD-së dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi u thirrën sot në Prokurori si persona që kanë dijeni në vijim të hetimit të nisur për dosjen e lobimit në SHBA.

Pas qëndrimit rreth një orë në Prokurori, Basha deklaroi për mediat se ka prova që faktojnë se as PD dhe asnjë drejtues i saj nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa shtoi se prokuroria vihet në lëvizje sa herë i intereson qeverisë.

Top Channel