Në bazë të indeksit të aftësisë së anglisht-folësve në botë, rezulton se vetëm 17% e shqiptarëve e flasin mirë anglishten. Valbona Selmani, administratorja e një qendre gjuhësh të huaja tregon se deri në ç’nivel popullsia shqiptare shfaq interesin për të mësuar.

“Për sa i përket nivelit të gjuhëve këtu vijnë me një nivel fillestar, këtu fillojnë nga e para qoftë te anglishtja, qoftë te gjermanishtja. Një pjesë e mirë shkojnë te niveli mesatar dhe janë të pakta ata që kërkojnë të arrijnë në perfeksion gjuhën”-shprehet Valbona Selmani, administratore e qendrës Cervantes.

Nga ana tjetër, Albani Foci, zv.dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ngre pikëpyetjet mbi këtë studim, ku vlerëson inteligjencën e popullsisë sonë karshi gjuhëve të huaja.

“Ne si shqiptarë përgjithësisht jemi të kapshëm ndaj gjuhëve të huaja, kjo vjen për shkak të vetë gjuhës shqipe që është një gjuhë goxha e vështirë. Kemi 36 gërma të alfabetit që i gjejmë pothuajse në çdo gjuhë tjetër. Problemi qëndron te niveli i studentëve të viteve të fundit, që nuk kanë qenë në nivelin që ne presim të jenë”-thotë Foci.

Studentët si dhe grupmoshat e tjera kanë rritur kërkesat ndaj gjermanishtes, kërkesë që lidhet me tregun e punës si dhe emigrimin.

Top Channel