Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot portalin për transparencë të universiteteve. Gjatë fjalës së tij shefi i qeverisë tha se ky portal është shumë i thjeshtë për të pasur akses dhe ka informacione të hollësishme mbi programet e shkëmbimit studentor, së bashku me procedurat përkatëse, bursat, marrëveshjet dypalëshe apo shumëpalëshe, kuotat e parashikuara, e të tjerë.

Besoj që në këtë rast ne kemi vënë në dispozicion të universiteteve, një instrument garancie, që duhet të përdoret nga universitet dhe që do të monitorohet nga qeveria për aq sa i takon qeverisë sepse kjo nuk është një detyre e qeverisë.

Do të monitorohet nga të gjitha instancat që vetë-rregullojnë jetën e brendshme të Universiteti. Portali i jep mundësinë e një pasqyre të dhënash shumë të detajuar, që mblidhen në një pikë. Nuk është se të dhënat nuk kanë ekzistuar deri më sot për kanë qenë të shpërndara dhe kanë qenë të pamundura për një individ të interesuar që të marrë informacionin e plotë.

Është një mekanzëm  shumë i thjeshtë dhe i dobishëm, që i jep mundësinë që çdo vendimmarrësi të jetë i mirinformuar. Besoj që është me vlerë që pika më delikate e çdo organizate dhe institucioni që shpenzon,që është buxhetit, të publikohet me të gjithë elementët e vet, jo vetëm si buxhet vjetor, por edhe si buxhet afatmesëm”, tha Rama.

Më tej Rama premtoi një ndryshim rrënjësor në të gjithë sistemin universitar, duke thënë se do të investohet një shumë e konsiderueshme financiare për përmirësimin e infrastrukturës.

“Do të investojmë një buxhet shumë të madh, më i madhi që është investuar në këto 30 vite, përfshi këtu infrastrukturën, laboratorët e të tjera.  S’postuam punimet në aksin Thumanë-Kashar, në funksion të investimit në universiteteve në të gjithë vendin. Duhej një shumë e konsiderueshme financiare për të bërë këtë aks rrugor dhe ne kemi vendosur që t’i shtyjmë punimet dhe buxhetin ta kalojmë për universitetet. Do kemi një kantier në të gjithë sistemin universitar në këto 2 vite. Do ndërtojmë konvikte për të përmirësuar kushtet e studentëve”, u zotua Rama.

Top Channel