Intervista e kapitenit të Kombëtares Elseid Hysaj, dhënë pas ndeshjes Andorra-Shqipëri, e cila u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin e thellë 0-3.

Reaguat mirë dhe shënuat edhe 3 gola…
Na duhej shumë kjo fitore, për të ngritur moralin në skuadër, pasi kishim disa ndeshje që luanim mirë, por nuk po gjenim golin dhe rezultatet.

Cili aspekt i lojës ishte për t’u veçuar sot?
Lufta për topin e parë, u zhvillua në mënyrë mjaft të mirë, pasi luanim ndaj një kundërshtari që mbrohej shumë dhe për më tepër në një terren të vështire.

Çfarë ju thatë lojtarëve para ndeshjes, si kapiten?
Mundohem gjithmonë t’i inkurajoj, duke ju thënë që jemi bashkë dhe do t’ia dalim bashkë gjithmonë.

Top Channel