Ravik Gurra

Të indinjuar për vrasjen e kolegut të tyre, Ravik Gurra, mbrëmjen e së premtes, avokatët e qytetit të Elbasanit kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha proceset gjyqësore për 1 javë.

“Jemi 30 vjet demokraci dhe nuk mund të përqendrohemi vetëm tek kapja e autorit. Ku është puna parandaluese? Si është e mundur një njeri i njohur dhe i respektuar të vritet në mes të qytetit? Çfarë po bën policia? Asnjë e dhënë për autorin. Nuk është rasti i parë që s’ka autorë”, ka qenë reagimi i tyre, duke kërkuar forcim të masave për krime të tilla.

“Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka mbajtur qëndrim pasiv. Asnjë reagim mbështetës. Duhet solidarizim kombëtar. E papranueshme që asnjë përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë nuk ishte i pranishëm në varrimin e Ravik Gurrës, turp për Dhomën Kombëtare të Avokatisë”, u shpreh Gurra.

Top Channel