Anëtaret e “Spice Girls”, jo vetëm partnere në skenë por edhe në shtrat

25/03/2019 12:19

“Unë dhe Geri Halliwell kemi bërë seks”, ka deklaruar  Mel B, një nga anëtaret e grupit “Spice Girls”. Dy këngëtaret kanë pasur një marrëdhënie seksuale shumë kohë më parë kur grupi ishte në kulmin e suksesit.

Deklarata “bombë” vjen dy muaj pas fillimit të turneut të ribashkimit të grupit britanik, shumë i njohur në vitet nëntëdhjetë. Dhe nëse Melanie Brown është deklaruar haptazi si homoseksuale, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Geri Halliwell.

Në fakt, këto fjalë mund të shkaktojnë probleme për Gerin, e martuar me Christian Horner. ” Ajo do të më vrasë, madje edhe burri i saj. Ata janë një çift i përsosur dhe jetojnë të lumtur në fshat. Shpresoj që të mos e mohojë sepse ishte një gjë e këndshme”, tha Mel B gjatë filmimit të dokumentarit të “Life Stories” të Piers Morgan.

Artistja pranon se ka frikë nga reagimi i koleges, por shton se kjo ka ndodhur vetëm një herë: -“Kjo ndodhi vetëm një herë. Ne gjithashtu qeshnim shumë ”

Në  fund të intervistës, ajo bëri një koment të papritur dhe një kompliment për Halliwell: -“Gjithsesi Geri ka një gjoks të shkëlqyer”. Përveç dekoltesë, Geri mbahet mend si vajza më  e gjallë i “Spice Girls”, e njëjta që flirtonte në publik me Princin Çarls të Anglisë.

Top Channel