Këngëtari i muzikës Country, Justin Carter ka vdekur, pasi qëlloi aksidentalisht veten me armë, ndërkohë që ishte duke xhiruar një videoklip në apartamentin e tij.

Artisti 35-vjeçar nga Texas sapo kishte nënshkruar edhe një kontratë me Triple Threat Management dhe së shpejti do të ndërmerrte edhe turneun e tij të parë në 10 shtete.

Nëna e Carter, Cindy McClellan, tha për Fox News se djali i saj po filmonte një videoklip në Houston, Texas, të shtunën kur një armë në xhepin e tij u shkrep dhe e qëlloi 35-vjeçarin në cep të syrit.

“Ai ishte një artist i mrekullueshëm”, tha McClellan. “Ai ishte zëri më i plotë i muzikës Country dhe ne po përpiqemi ta mbajmë legjendën gjallë”, tha nëna e tij.

Carter lë pas dy vajzave të reja, Dixie dhe Kaylee. McClellan tha se familja ka hapur një thirrje në GoFundMe për të mbuluar shpenzimet e varrimit, si dhe për të sjellë trupin e Carterit nga Houston në San Antonio për varrim.

Ajo tha se Carter ka qenë pjesë e Ushtrisë amerikane, por se nuk është e sigurt nëse i plotëson kualifikimet për një varrim ushtarak.

Top Channel